Receta e parë: Kek me karrota
Përbërësit:
4 kokrra vezë
1 gotë sheqer (150 gr)
3/4 gotë vaj ulliri (120 gr)
1 portokall
Pak kripë
300 gr karrota(në rende)
250 gr miell
1 lugë çaji pluhur pjekës
1 lugë çaji kanellë
150 gr fruta të thata
Për kremin dekorativ:
150 gr sheqer pluhur
4 lugë gjelle lëng limoni
Përgatitja :
Në një tas rrahim vezët me sheqerin deri sa sheqeri të shkrijë. Shtojmë vajin dhe vazhdojmë përzierjen. Më pas shtojmë karrotën e prerë në rende, lëngun dhe këurën e një portokalli , pak kripë dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit.
Në tasin me miell përziejmë së bashku pluhurin pjekës dhe kanellën, i përziejmë mirë , i trazojmë me miellin dhe më pas gradualisht tek tasi me përbërësit e lëngshëm. Na formohet një brumë i butë që rrëshqet nga luga. Në fund shtojmë dhe frutat e thata dhe e vendosim brumin në një tavë keku . vendosim furrën në tavë në temperaturën 180º për 35-40 minuta. E lëmë kekun të ftohet.
Ndërkohë në një tas ku kemi vendosur sheqerin pluhur, shtojmë 4 lugë gjelle lëng limoni dhe i rrahim me tel vezësh deri sa të formohet një krem i bardhë të cilin e shtojmë sipër mbi kek kur ai të jetë ftohur.