Receta e ditës - Kek me portokall dhe Mëlçi pule me hudhra e kërpudha / Pjesa dytë

6 Nëntor 2019, 12:45

Mëlçi pule me hudhra dhe kërpudha

Përbërësit:

500 gr mëlçi pule

1 qepë

3 thelpinj hudhra

1 karrotë

1 spec jeshil

400 gr kërpudha

400 gr domate

Kripë dhe piper i zi

Vaj ulliri

Majdanoz

Përgatitja:

Ngrohim vajin në tigan dhe shtojmë në të mëlçitë të cilat i skuqim në temperaturë të lartë me kripë dhe piper të zi, duke i dhënë një ngjyrë nga jashtë, por të mbeten të buta nga brenda.

I largojmë mëlçitë nga tigani dhe i lëmë mënjëanë. Shtojmë dhe pak vaj në tigan dhe kavardisim qepën e prerë në feta për 2-3 minuta. Shtojmë menjëherë hudhrat, specin jeshil, karrotat të prera në shkopinj dhe kërpudhat në copa të trasha, nëse janë të vogla i presim në 4 pjesë, nëse janë të mëdha i presim në 8 pjesë.

I rregullojmë perimet me kripë dhe piper të zi dhe menjëherë shtojmë domatet dhe e lëmë të gatuhen për 5-7 minuta. Kur të kalojë kjo kohë shtojmë mëlçitë dhe i lëmë të gjithë përbërësit të gatuhen së bashku për 3 minuta të tjera. I shërbejmë të shoqëruara me pite apo pilaf.