Receta e ditës - Kulaç me djathë dhe qofte me gjizë e salcë/ Pjesa e dytë

30 Janar 2020, 15:18

Qofte me gjizë dhe salcë

Përbërësit:

500 gr gjizë

5 lugë gjelle bukë të thekur të grirë

5 lugë gjelle parmixhan i grirë

1 tufë koper

2 vezë

2 thelpinj hudhra

Kripë dhe piper i zi

Salca:

Vaj ulliri

1 thelpi hudhër

500 ml pure domate

Borzilok

Përgatitja:

Në një tas vendosim gjizën, bukën e thekur të grirë, parmixhan, hudhrën, koper të grirë hollë, vezët, njërën të plotë dhe një të verdhë veze, kripë dhe piper. Punojmë mirë me dorë të gjityë përbërësit dhe formojmë toptha të vegjël sa një arrë e madhe.

I lëmë qoftet mënjëanë .

Ndërkohë në një tigan vendosim 3-4 lugë gjelle vaj ulliri, 1 thelpi hudhër sa të aromatizojë vajin, largojmë hudhrën dhe shtojmë salcën e domates dhe borzilok. E lëmë të ziejë në temperaturë mesatare duke shtuar qoftet me gjizë brenda në salcë, I lëmë të ziejnë qoftet për 10 minuta nga njëra anë, i kthejmë duke i lënë dhe 10 minuta nga ana tjetër. Pasi të kalojë kjo kohë largojmë tiganin dhe I shërbejmë qoftet me gjizë dhe salcë të ngrohta.