Receta e ditës - Kulaç me djathë dhe qofte me gjizë e salcë/ Pjesa e parë

30 Janar 2020, 15:19

Kulaç me djathë

Përbërësit:

2 vezë

1 1/2 filxhan kafe vaj ulliri

1 filxhan çaji kos

450-500 gr miell

1 lugë çaji pluhur pjekës

200 gr djathë

Kripë

Susam

Përgatitja:

Në një tas trazojmë vezët, vajin dhe kosin.

Vendosim miellin në një tas, shtojmë në të pluhur pjekës dhe veçojmë 5 lugë gjelle miell mënjëanë.

Shtojmë gradualisht miell në tasin me produktet e lëngshme që përziemë më parë duke trazuar gradualisht me dorë, shtojmë djathin e thërrmuar dhe vazhdojmë ti përziejmë dhe të rregullojmë konsistencën e brumit me miellin që hoqëm mënjëanë. Vazhdojmë kështu derisa brumi të lidhet. E lëmë të pushojë 15-20 minuta dhe më pas e vendosim në tepsi si të dëshironi ju, si kulaç të mad hose në kulaçka të vogla, duke I lyer në çdo rast me vaj dhe rigon. E pjekim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius, për 20-25 minuta.