Receta e ditës - Kulaç me miell misri e djathë dhe mish qingji me qepë të njoma / Pjesa e dytë

16 Mars 2020, 14:25

Mish qingji me qepë të njoma

Përbërësit:

800 gr mish qingji

1 kg qepë të njoma

1 1/2 lugë gjelle oriz

2 tufa majdanoz

1 tufë koper

Pak nenexhik

50 gr salcë domate

4 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin dhe skuqim pak copat e mishit, shtojmë 2 gota ujë dhe e lëmë të ziejë në temperaturë mesatare.

Në një tigan me pak vaj kaurdisim pak qepën derisa t’I bjerë volumi, jo të skuqet. Shtojmë salcën, e kaurdisim së bashku dhe e skuqim pak me lëng nga mishi që zien.

Shtojmë qepët mbi mish dhe erëzat të grira. Shtojmë kripë dhe piper, orizin dhe I trazojmë ngadalë. E lëmë të ziejë në temperaturë mesatare derisa mishi të ziejë dhe gjella të mos ketë shumë lëng.