Receta e parë: Kunguj të mbushur
Përbërësit:
1 kg kunguj të njomë
350 gr qepë
500 gr mish të grirë
400 gr domate 80 gr oriz
Kripë dhe piper I zi
Kopër
Vaj
Përgatitja:
Pastrojmë kungujt duke i dhënë atyre formën që dëshirojmë, në formë tubi ose varkash. Më pas i japim një skuqje. Pjesën e brendshme të kungullit, e grijmë shumë hollë. Në një tigan të thellë kaurdisim qepën të grirë shumë hollë dhe mishin e më pas I trazojmë së bashku deri sa mishi të ndërrojë ngjyrë. Shtojmë orizin e domatet dhe i lëmë të ziejnë vetëm 7-8 minuta. E rregullojmë shijen me kripë, shtojmë erzat dhe largojmë mënjanë. Lyejmë një tavë me pak vaj, mbushim kungujt dhe i vendosim në furrë në temperaturën 190ºC për 30 minuta. Kjo recetë mund të përgatitet me salcë beshamel, salcë të kuqe, ose salcë domate sipër.