Receta e ditës - Kunguj të mbushur me bullgur e mish dhe petulla me petë (Llokumet e Kosovës) / Pjesa e dytë

24 Janar 2019, 09:42

Receta e dytë: Petulla me petë (Llokumet e Kosovës)

Përgatitja:

2 kokrra vezë

1 gotë kos + 50 ml qumësht

1 lç sodë buke + pak pluhur pjekës

½ gotë ujë i gazuar

Kripë

500-600 gr miell

Vaj për skuqje

Përgatitja:

Sitim miellin dhe e përziejmë me sodë buke dhe pak pluhur pjekës. Në një tas rrahim vezët me kos qumësht e kripë dhe i përziejmë mirë duke shtuar duar duar miellin dhe duke trazuar me kosin e vezët. Kështu vazhdojmë deri sat ë na formohet një brumë jo shumë i fortë , pak më i butë se brumi i byrekut. E mbulojmë dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. Më pas hapim një me trashë si 0,5 cm dhe e presim në katrorë.

Vendosim tiganin me vaj të bollshëm. Sapo vaji të ngrohet shtojmë copat e prera nga peta, i lëmë të skuqen mirë nga të dyja anët dhe në fund pasi ti kemi hequr nga zjarri e servirim me djath ose reçel dhe mjalt.