Kungull me oriz në furrë
Përbërësit:
1.2 kg kungull të njomë
2 qepë mesatare
4 thelpinj hudhra
500 gr domate në copa
150 gr oriz
Koper +majdanoz
Kripë +piper i zi
250 gr djathë mozzarella
Përgatitja:
Fillimisht ziejmë orizin me gjysmën e kohës së duhur. Ngrohim furrën. Lajmë perimet. Presim kungullin në fetë dhumë të holla. Në një tigan të thellë skuqim qepën me 3 lugë gjellëvaj ulliri derisa qepa të të zbutet dhe të jetë transparente. Shtojmë hudhrat të grira hollë dhe pjesët e mbetura të kungullit I presim në kubikë të vegjël dhe I trazojmë me qepën. Shtojmë domatet në kubikë plus 1 lugë kafe sheqer, kripë, piper të zi, shtojmë orizin gjzsmë të zier dhe majdanoz të zier. Rregullojmë shijen sërish nëse duhet.
Lyejmë një tavë me 1 lugë gjelle vaj dhe e shtojmë si bazë shtrojmë fetat e kungullit duke e mbuluar të gjithë tavën. Sipër kungullit shpërndajmë masën me oriz dhe kështu veprojmë duke bërë disa shtresa me kungull dhe më pas mbushjen me oriz. Në fund, nuk e mbyllim me feta kungulli, por presim në feta djathin mozzarella dhe e mbulojmë të gjithë sipërfaqene tepsisë. Vendosim tavën në furrë në teperaturë 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.