Supë brokoli me krem djathi
Përbërësit:
1 lugë gjelle gjalp
½ qepë
1 degë selino
2 karrota
600 gr brokoli
800 ml lëng pule
Për kremin e supës:
40 gr gjalp
40 gr miell
2 gota qumësht
150 gr djathë (cheddar)
½ lugë kafe arrëmoskat
Piper i zi
Kripë
Përgatitja:
Në një tenxhere shkrijmë 1 lugë gjelle gjalp dhe kavardisim mirë gjysmën e qepës të prerë në kubikë të vegjël.
Shtojmë selinon në kubikë të vegjël dhe vazhdojmë trazojmë që të mos na marrë ngjyrë. Shtojmë karrotat dhe vazhdojmë përzierjen për 3 minuta.
Presim brokolin në lule sa më të vogla dhe e shpëlajmë mirë, më pas e shtojmë në tenxhere, e përziejmë së bashku me perimet e tjera dhe shtojmë në të 800 ml lëng pule të nxehtë dhe i përziejmë.
Lëmë perimet të ziejnë për 6-7 minuta. Ndërkohë përgatisim kremin e djathit.
Shkrijmë gjalpin dhe kavardisim miellin derisa të zverdhet. Shtojmë qumështin e ngrohtë të aromatizuar me arrëmoskat dhe i trazojmë vazhdimisht me tel dore. (Qumështi shtohet gradualisht.)
Shtojmë djathin Cheddar të grirë në rende e përziejmë derisa kremi beshamel të marrë një trajtë kremoze.