Receta e ditës - Makarona furre me spinaq dhe supë me presh dhe kos / Pjesa e parë

26 Nëntor 2018, 14:16

Përbërësit:

400 gr makarona

1 kg spinaq

200 gr pana

2 lugë gjelle vaj ulliri

150 gr gorgonzola

250 gr rikota ( ose gjizë pa kripë)

80 gr parmixhan

Kripë,  piper dhe arrë moskat

Trumzë

Përgatitja:

Vendosim makaronat të ziejnë në ujë të valuar për 9 minuta. Ndërkohë kalojmë spinaqin në tigan deri sat ë ulë nivelin e tij për 2-3 minuta.

Në një tigan tjetër vendosim gorgonxolën, rikotën, panën, parmixhanin dhe i lëmë deri sa të na formohet një masë kremoze.

Pasi spinaqi të jetë ftohur, i vendosim në një enë të thellë, i hedhim kripë , piper , arrë moskat, 1 garuzhde nga lëngu i makaronave , e kalojmë në blender dhe e kthejmë në pure. Pasi makaronat të ziejnë, i kullojmë dhe i shtojmë në tiganin ku kemi salcën e bardhë me djathë dhe i trazojmë mirë . Në një tepsi shtrojmë një shtresë me makarona me salcë të bardhë.

Mbi makarona shtrojmë një shtresë me krem spianqi e parmixhan. Përsëri mbi purenë e spinaqit shtrojmë parmixhan , përsëri makarona dhe vazhdojmë kështu  deri sa të na përfundojë pureja dhe makraonat. Shtresa e fundit duhet të jetë me makarona, i pudrosim me parmixhan dhe vendosim tavën në furrë në temperaturën 180ºC për 30 minuta.