Musaka me patate kimë dhe petë
Përbërësit:
1 petë sfoljatë
1 kg patate
1 kokërr qepë
500 gr mish të grirë
300 gr domate
1 gotë qumësht
1 lugë gjelle gjalp
2 lugë gjelle vaj ulliri
80 gr djathë që shkrin
Kripë, peper i zi, Arrëmoskat
Përgatitja: Fillimisht qërojmë patatet dhe i presim në copa dhe i vendosim për të zierë me pak kripë për 25 minuta. Ndërkohë vendosim petën sfoljatë në një tepsi, e shpojmë bazën me pirun dhe e vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 10 minuta. Në një tigan me pak vaj (2 lugë gjelle), kavardisim qepën derisa ajo të zverdhet pak, shtojmë mishin e trazojmë derisa të ndërrojë ngjyrë dhe më pas shtojmë domatet, I trazojmë duke shtuar kripë plus piper të zi.
Shtojëm pak ujë, ½ e gotës dhe e lëmë të ziejë pak. Ndërkohë kullojmë patatet dhe I vendosim në tas. Nxjerrim tavën nga furra, shtojmë fillimisht si bazë kimën e mbi të purenë e patates. I japim formë lugë lugë dhe e vendosim në furrë për 30 minuta në temperaturë 190 gradë Celsius.
Pas 20 minutash nxjerrim tavën nga furra, hedhim mbi të djathë të butë dhe e lëmëm dhe 10 minuta dhe në fund e shërbejmë me sallatë.