Receta e ditës - Musaka me presh dhe supë krem me kungull dimri / Pjesa e parë

25 Tetor 2018, 15:28

Receta e parë: Musaka me presh

Përbërësit:

1.5 kg presh

3 kokrra qepë

50gr pançetë FIX

400gr mish i grirë

Vaj ulliri

80 gr pure domate

2 gjethe dafine

2 lugë gjelle majdanoz

Kripë, Piper i zi

Beshameli

1 lugë gjelle gjalp

1lugë gjelle miell

Kripë dhe piper i zi

Arrë moskat

Përgatitja:

Lajmë, pastrojmë preshët dhe i presim 2-3 cm të gjatë pjerrtas. Në një tigan të thellë vendosim 2-3 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim preshët deri sa ato të zverdhen pak. Lyejmë një tavë me pak vaj, e pudrosim me peksimadhe dhe shtojmë në të gjysmën e preshëve të skuqur. Gjsmën tjetër e ruajmë në një enë për shtresën e dytë.

Në po atë tigan që gatuam preshët, shtojmë pak vaj dhe kaurdisim qepën deri sa të zverdhet. Kaurdisim pançetën deri sa edhe pancetta të lëshojë yndyrën dhe të skuqet. Shtojmë mishin e grirë dhe e gatuajmë deri sa mishi të ndryshojë ngjyrë dhe të thërrmohet. Shtojmë purenë e domates dhe e trazojmë . shtojmë në të 1 filxhan ujë, gjethen e dafinës, kripë e piper të zi dhe e lëmë të ziejë për pak minuta. E largojmë nga zjarri dhe e shtojmë mbi preshët që shtuam në tavë duke niveluar. Në një tigan vendosim gjalp e miell dhe i kaurdisim. Shtojmë në të qumësht dhe i lëmë të ziejnë për 3 minuta. Shtojmë kripë, piper dhe arrë moskat dhe e shtrojmë në shtresën e fundit të musakasë. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 180-200ºC për 30-40 minuta.