Receta e ditës - Pastiçe me mish të grirë dhe gjellë me mish e speca / Pjesa e parë

23 Korrik 2019, 13:25

Receta e parë: Pastiçe me mish të grirë

Përbërësit:

400 gr makarona

2 qepë

4 thelpinj hudhër

1 spec

400 gr mish i grirë

80 ml verë

1 shkop kanellë

Kripë, piper i zi, rigon

200 gr pure domate

1 gotë ujë

Beshameli:

50 gr gjalp

50 gr miell

500 ml qumësht

2 të verdha veze

Kripë, arrë moskat

80 gr djath pice

Përgatitja:

Fillimisht vendosim tenxheren të ziejnë makaronat në ujë të bollshëm duke respektuar minutazhin e shkruar në etiketë.
Vendosim nje tigan me vaj dhe sapo vaji të ngrohet kaurdisim qepën të prerë në kubikë duke shtuar një lugë kafeje sheqer dhe një lugë kafeje trumzë. Vazhdojmë kaurdisjen derisa qepa të zverdhet pak. Shtojmë dy lugë salcë domate dhe vazhdojme trazimin, më pas shtojmë mishin e grirë dhe sapo mishi të fillojë të ndryshojë ngjyrë dhe të ketë përthithur lëngun që ka lëshuar qepa e shuajmë me verë të kuqe dhe e leme të marrë pak valë. Më pas shtojmë kutinë e domateve, dy gjethe dafine, pak kumin dhe e lemë mishin të ziejë së bashku me salcën e domates për 8 minuta. Më pas largojmë gjethet e dafinës dhe e rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi.
Ndërkohë përgatisim beshamelin duke kaurdisur për rreth 5 minuta gjalpin me miellin. Pas 5 minutave shtojmë qumështin duke e trazuar vazhdimisht me telin e vezëve derisa beshameli të marrë valë. E largojmë beshamelin nga zjarri duke e rregulluar me kripë, piper dhe arrë moskat. Përziejmë 2 të verdha vezësh së bashku me beshamelin duke shtuar dhe 3 lugë djath parmixhano të grirë hollë.
Kullojmë makaronat dhe i shtrojmë në një tavë të lyer me gjalpë. Tek makaronat do të hedhim pak vaj, 2 kokrra vezë trazuar me djathin e bardhë, trumzë dhe majdanoz. I trazojmë mirë makaronat duke i niveluar në tavë.
Tek tenxherja e kimës shtojmë pak majdanoz dhe një garuzhde beshamel. E vendosim kimën mbi makarona si një shtresë të dytë dhe më pas të gjithë sipërfaqen e tavës e mbulojmë me beshamel. E spërkasim me pak djath parmixhano dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-40 minuta derisa pjesa e sipërme të marrë ngjyrë të verdhë në kafe.