Reçel ftoi
Përbërësit:
1 kg ftonj
1 kg sheqer
375 ml lëng ftoi
1/2 limon
Përgatitja:
Ftonjtë i qërojmë, i presim në katër pjesë, i pastrojmë nga farat dhe më pas i grijmë në rendë nga ana më e trashë e rendes.
Menjëherë i hedhim në ujë me limon me qëllim që ftoi të mos oksidohet.
Vendosim tenxheren në zjarr dhe e lëmë të ziejë pak.
Në një tenxhere tjetër vendosim për të zierë farat, lëkurat e ftoit, gjithçka që qëruam dhe pastruam nga ftoi. Kur lëkura të jetë zbutur plotësisht, këtë masë e kullojmë dhe shtojmë te 1 kg sheqer dhe e vendosim në zjarr për të zierë, 8-10 minuta nga momenti i zierjes.
Kullojmë ftonjtë dhe i shtojmë në tenxheren me sheqer dhe vazhdojmë zierjen për 8 minuta në temperaturë të ulët.
E largojmë nga zjarri, e lëmë të pushojë për 5 orë dhe e vendosim përsëri në zjarr për të valuar derisa reçeli të lidhet. Përsëri e largojmë dhe e lëmë të pushojë edhe 5 orë.
E vendosim për zierje dhe një herë të fundit dhe më pas mbushim kavanozat e sterilizuar. I mbyllim mirë ato dhe në fund I përmbysim kavanozat me qëllim që reçeli të izolohet.