Receta e ditës - Pulë krokante me kos dhe njoki me kungull të njomë e karrota / Pjesa e dytë

11 Shtator 2019, 12:06

Receta e dytë: Njoki me kungull  të njomë dhe karrota

Përbërësit:

500 gr. njoki

gjysmë qepe mesatare

200 gr. kunguj të njomë

150 gr. karrota

kripë + piper i zi

vaj ulliri

30 gr. Parmixhano

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë për të valuar. Ndërkohë pastrojmë perimet. Presim perimet në fije ose i grijmë në rende të trashë dhe i vendosim në një tas. Grijmë shumë hollë ½ qepë dhe e kaurdisim atë në vaj ulliri deri sa të zbutet. Shtojmë kungujt dhe karrotat e grira. Shtojmë ½ fulxhan ujë dhe I vendosim kapakun dhe I lëmë të gatuhen për 5 minuta.

Sapo uji të valojë shtojmë pak kripë dhe ziejmë njokit deri sa të dalin në sipërfaqe. I largojmë me kullesë dhe i shtojmë në tigan. Shtojmë parmixhanin e grirë, i trazojmë dhe njokit janë gati për tu shërbyer. Kush dëshiron mund të shtojmë pak piper të zi në pjatë.