Karamele xhelatinë me fruta
Përbërësit:
18 gr xhelatinë
150 gr lëmg frutash (portokalli)
150 gr sheqer
1 1/2 lugë gjelle lëng limoni
Sheqer për pudrosje
Përgatitja:
Fillimisht vendosim xhelatinën për ta zbutur në ujë.
Shtrydhim portokallet dhe e vendosim në një tigan salce, shtojmë në të sheqerin dhe lëngun e limonit. Në momentin që lëngu I portokallit zien, shtojmë xhelatinën e zbutur. E përziejmë mirë derisa ajo të shkriejë plotësisht.
Vendosim stampë silikoni në një pjatë he mbushim format. Më pas vendosim karamelet për tu ngurtësuar në frigorifer për 2-3 orë.
Pas kësaj kohe I nxjerrim karamelet nga forma dhe i rrotullojmë në sheqer të imët, I vendosim në një pjatë ose kupë. Ju bëfshin mirë.