Receta e ditës - Pulë me arra dhe sallatë me fasule / Pjesa e parë

18 Dhjetor 2018, 07:36

Receta e parë: Pulë me arra

Përbërësit:

1 pulë mesatare (1,2 kg)

60 gr gjalp

60 gr miell

150 gr arra

7-8 thelpinj hudhër

2 lugë gjelle uthull

1 lk piper i kuq

Gjalp për spërkatje

2 lgj vaj ulliri

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Fillimisht lajmë dhe ndajmë në porcione pulën, e thajmë atë dhe e vendosim në zjarr me pak vaj ulliri. E kaurdisim sa të ndryshojë pak ngjyrë dhe e mbulojmë me ujë të valuar. E lëmë të ziejë për 20 minuta, më pas i vendosim copat e mishit në tavë me ½ e garuzhdes lëng dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 ºC.

Në një tenxhere vendosim gjalpin dhe sapo ai të shkrijë shtojmë 4 lugë gjelle miell dhe e kaurdisim atë deri sa të marrë një ngjyrë lajthi. E shuajmë me lëng pule duke e trazuar vazhdimisht me qëllim që të kontrollojmë edhe kosistencën e lëmë në trashësinë që dëshironi.

Shtypim hudhrat duke i trazuar ato me 2 lugë gjelle, piper të zi dhe i shtojmë tek lëngu. Arrat i shtypim mirë me qëllim që të nxjerrin yndyrën , is htojmë tek lëngu dhe nuk i vendosim më të ziejnë.

Lëngun mund ta lëmë në tenxhere dhe kur ta servirim , vendoism copën e pulës, më pas salcën me arra ose vendosim salcën në tepsi mbi copat e pulës.

Programe të tjera

Shiko të gjitha