Receta e ditës - Pulë me kërpudha dhe salcë kosi e pjekur në furrë dhe tiramisu pjeshke / Pjesa e parë

10 Korrik 2019, 14:42

Receta e parë: Pulë me kërpudha dhe salcë kosi e pjekur në furrë

Përbërësit:

500 gr fileto pule

2 qepë mesatare

500 gr kërpudhra

2 speca të kuq

2 thelpi hudhër

1 lç miell

vaj + krip + piper të zi

250 gr krem kosi

2 vezë

20 gr kaçkavall i grirë

 Përgatitja:

Fillimisht pjekim 2 speca të kuq. I qërojmë lëkurën. Lajmë filetot e pulës dhe pasi i thajmë ato i presim në kubikë (sa një kafshatë). Në një tigan të thellë ngrohim 2 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim mishin. Shtojmë pak kripë dhe e skuqim atë deri sat ë zverdhet pak.  Më pas e largojmë nga tigani. Po aty shtojmë përsëri dhe 2 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim qepën deri sa ajo të zbutet dhe të bëhet transparente. Shtojmë kërpudhat të prera dhe ato në kubikë. I kaurdisim së bashku deri sa kërpudhat të ulin volumin. Presim specat në shirita, hudhrat I grijmë hollë dhe i shtojmë ato në tiganin me kërpudha. I pudrosim me 1 lugë çaji vegeta (erza të thata), I përziejmë mirë duke shtuar 1 lugë gjelle miell dhe duke shtuar mishin e pulës.

Në një tas rrahim 2 vezë të plota dhe kremin e kosit. I përziejmë së bashku dhe e shpërndajmë sipër mbi mish dhe kërpudha. E lëmë sa të fluskojë, e pudrosim sipër me pak kaçkavall dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180ºC për 20 minuta.