Receta e ditës - Pulë me patate e kos dhe ëmbelsirë me biskota e krem' / Pjesa e parë

29 Tetor 2019, 11:20 | Përditesimi i fundit: 2019-10-30 10:11:30

Pulë me patate dhe kos

Përbërësit:

2 qepë mesatare

5 thelpinj hudhra

500 gr fileto pule

Kripë dhe piper i zi

1 lugë kafe piper i kuq

1 spec i kuq

1 kg patate

1 lugë gjelle erza të thata

1 lugë kafe rozmarinë

3 kokrra vezë

1 lugë gjelle miell

700 ml kos

2 domate

Vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tigan të thellë kavardisim qepën derisa të zbutet, shtojmë hudhrat, i kavardisim, me qepën dhe më pas shtojmë mishin e prerë në kubikë të vegjël. E kavardisim derisa të zbardhet mishi. Shtojmë kripë, piper të zi, piper të kuq, specin e prerë në shirita 3-4 cm. I përziejmë dhe më pas shtojmë patatet të prera në feta. I trazojmë, shtojmë erëzat, rozmarinë dhe i lëmë dhe pak të gatuhen. Më pas i shtojmë në një tavë. Presim domatet në feta të holla dhe i vendosim sipër patateve.

Në një tas rrahim 3 kokrra vezë, shtojmë miellin dhe I përziejmë përsëri vezë miell, kos duke rregulluar shijen me kripë dhe piper të zi.

Shtojmë kosin me vezë në tavë, duke mbuluar të gjithë sipërfaqen e tavës. Vendosim në tavë  letër alumini dhe e pjekim në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 25-30 minuta.