Receta e ditës - Qofte me pulë dhe pure patate të pjekura në furrë dhe pankek i copëtuar me salcë kumbulle / Pjesa e parë

1 Tetor 2019, 13:37

Receta e parë 

Qofte me pulë dhe pure patate të pjekura në furrë

Përbërësit: 

-800 gram patate

-40 gram gjalp

-1 të verdhë veze

-50 gram parmixhanë

-kripë

-erëza të thata mix

Qoftet

-400 gram fileto pule

1 qepë e vogël

50 gram parmixhan

Kripë plus piper I zi

½ lugë kafe kerry

-koper

Qërojmë patatet dhe i presim në kubikë të mëdhaja dhe shtojmë në to 2 litra ujë dhe i lëjmë të ziejnë për 25 minuta, i kullojmë dhe i vendosim në një tas ku i shtypim dhe i kthejmë në pure, shtojmë 30 gram gjalp plus një të verdhë veze plus kripë plus erëzt e thata mix, vazhdojmë t’i shtypim përsëri plus parmixhanin e trazojmë me lugë druri.

Mbushim lugën më pure dhe vendosim pak miell në pëllëmbën e dorës dhe formojmë 7 sfera dhe i vendosim në një tepsi të vogël.

Lyejmë fundin e një gote me vaj dhe shtypim secilën prej sferave në qendër për të formuar disa gropa në qendër.

Në një tas vendosim mishin e grirë të pulës,shtojmë qepën e grirë hollë plus kripë plus piper i kuq plus kerry dhe i përziejmë mirë, formojmë qofte me madhësinë e gropave që i bëmë me fundin e gotës dhe në to vendosim qoftet. Vendosim tavën në furrë në tepsi 200 gradë Celsius. Për 30 minuta, pas 25 minutash e nxjerrim e spërkasim me parmixhan,dhe e vendosim përsëri derisa parmixhani të shkrijë dhe të marrë ngjyrë të vërdhe.

E servirim duke e spërkatur me koper.