Receta e ditës - Qofte me spinaq, salc dhe Omletë me lakër dhe patate - / Pjesa e dytë

12 Shkurt 2020, 11:28 | Përditesimi i fundit: 2020-02-12 23:52:05

Omletë me lakër dhe patate

Përbërësit:

2 patate

1/2 qepë

2 kupa lakër e grirë

Kripë dhe piper i zi

2 lugë gjelle miell

3-4 vezë

1/2 tufë majdanoz

150 gr mozzarella

Vaj

1 lugë çaji gjalp

1 lugë gjelle susam

Përgatitja:

Qërojmë dhe presim në kubikë të vegjël patatet. Në një tigan me 3 luge gjelle vaj skuqim patatet pa I dhënë ngjyrë.

Presim qepën në kubikë të vegjël dhe e shtojmë te patatet, vazhdojmë kaurdisjen derisa qepa fillon të ulë volumin, atëherë shtojmë lakrën të prerë imët, dhe atë në kubikë të vegjël (si qepën afërsisht. Shtojmë pak kripë dhe piper të zi. Vazhdojmë kaurdisjen derisa patatja të jetë gatuar plotësisht.

Transferojmë patatet dhe lakrën e gatuar nga tigani në një tas, shtojmë në të 2 lugë gjelle miell, kripë dhe I përziejmë përbërësit në tas. Më pas shtojmë 3-4 kokrra vezë të plota, I përziejmë mirë, grijmë imët  ½ e tufën e majdanozit dhe e shtojmë atë në tas.

Në një tigan shtojmë 2 lugë gjelle vaj dhe nëse kemi, mund të vendosim një formë rrumbullake me diametër 15 cm. Vendosim si bazë fillimisht 2 lugë gjelle masë nga perimet e përziera në tas, I nivelojmë në formën e vendosur në tigan, shtojmë mbi bazë 2 lugë gjelle djathë mozzarella të grirë, mbulojmë djathin me 1 ½ lugë nga përbërja me lakër.

Spërkatim omletën sipër me susam, e lëmë të 4 minuta të piqet nga njëra anë, e pjekim dhe nga ana tjetër, e lëmë të piqet dhe e shërbejmë të ngrohtë. Kështu vazhdojmë edhe me pjesën e mbetur në ta