Receta e ditës - Qofte të mbuluara me pure dhe rizoto me karkaleca e kungull / Pjesa e dytë

17 Maj 2019, 13:20

Receta e dytë: Rizoto me karkaleca dhe kungull

Përbërësit:

300 gr oriz

250 gr karkaleca

300 kungull të njomë

1 qepë të vogël

½ gotë verë të bardhë

½ tuf majdanoz

2 lgj vaj ulliri

kripë+ piper të zi

2-3 lgj parmixhan i grirë

Përgatitja:

Grijmë  qepën shumë imët .  Pastrojmë  kungujt,  heqim  skajet dhe i presim ato në  kuba të vegjël. Vendosim vajin në tigan, dhe kaurdisim qepën për 3 minuta duke shtuar kungujt  në kubikë  dhe i  kaurdisim dhe ato për 5 minuta. Vendosim një tenxhere me ujë rreth 1.2 litër ujë si dhe kokat  e bishtat e karkalecave.  Mund të shtojmë  dhe 1 lugë perime të thata  për të përgatitur lëngun  për rizoto

Pasi të kemi kaurdisur kungujt  për 5 minuta, shtojmë  orizin  dhe i kaurdisim së bashku  me kungujt  për 4 minuta. E shuajmëme verë të bardhë  dhe e lëmë  deri  sa të avullojë alkoli . Shtojmë 2-3 garuzhde  me brodo duke  e kulluar  atë  me një  sitë. E trazojmë  duke ulur temperaturën  dhe vendosim  tenxheres  kapakun  dhe lëmë rizoton të ziejë. Në momentin që rizoto përthith brodonë,  shtojmë përsëri lëng dhe kështu vazhdojmë për 14 minuta deri sa sëhtë minutazhi i zierjes së rizotos në etiketë (14-20 minuta). Shtojmë karkalecat për 4-5 minuta. Para se të largojmë, shtojmë majdanozin, parmixhanin e grirë dhe e përziejmë për 1-2 minuta dhe e shërbejmë.

Shënim: Për ti dhënë një shije dhe aromë më të theksuar rizotos 3-4 karkaleca i kalojmë në grirje me qëllim që lëngu i rizotos të marrë një shije më të theksuar.