Receta e ditës - Qofte të mbuluara me pure dhe rizoto me karkaleca e kungull / Pjesa e parë

17 Maj 2019, 13:21

Receta e parë: Qofte të mbuluar me pure

Përbërësit:

650 gr mish të grirë

1 qepë mesatare

1 vezë

3-4 lgj galetë

1 lç kumin

1 lç triumëzë

kripë+ piper i zi

1 lk piper të kuq

3 lgj salcë për zgarë

1 lgj ujë

1 lgj majdanoz

Pure:

2 patate të mëdha

1 vezë

3 lgj pana

4 lgj parmixhan

kripë+ piper i zi

Përgatitja:

Në një tas vendosim mishin e grirë  dhe të  gjithë prbërësit  e qoftes. I punojmë  ato mirë me dorë  për të  bashkuar  të gjithë përbëresit  e me pas e lëmë brumin e qofteve te pushojë per 20-30 minuta në frigorifer. Pasi  të kalojë kjo kohë v e  ndajmë brumin e qofteve  në  6 ose 8  toptha  të mëdhenj dhe e  vendosim  në format e   nje keku  të  lyer  me pak vaj. I jepni formen e një  keku  të vogël duke e ngjeshur lehtë  në pjesën anësore të  kupave. Vendosim tavën me forma  në furrë  në temperaturën 180ºC për 20 minuta.

Ndërkohë  kemi zier patatet  dhe i vendosim  në një tas. Shtojmë në të 1 kokërr  vezë plus 3 lugë gjelle  krem pana, 4 lugë gjelle  parmixhan,  kripë e piper

Të gjitha  këta përbërës i kthejmë  në pure me blender. Vendosim purenë në një  xhep pastiçerie  dhe pasi të kalojnë 20 minuta, nxjerrim qoftet nga furra dhe i mbulojmë me pure duke i  dhënë formën e një keku të vogël me krem. I vendosim në furrë  për 15 minuta  dhe i shërbejmë duke i spërkatur  me pak  salcë kecapi.