Receta e ditës - Qumështor dhe presh me mish të grirë / Pjesa e parë

15 Janar 2019, 17:28

Receta e parë: Qumështor

Përbërësit:

4-5 kokrra vezë

 5 lgj sheqer

 50 gr gjalp

 një majë luge kripë

 1 litër qumesht

 3 lgj miell

Përgatitja:

Në një tas rrahim 4 kokrra vezë së bashku me sheqerin. Sapo sheqeri të shkrijë shtojmë gjalpin të shkrirë dhe të ftohur. E përziejmë mirë duke shtuar më pas qumështin. Tresim me pak qumësht miellin dhe e shtojmë tek përbërësit e tjerë duke vazhduar trazimin derisa të formohet një masë homogjene.  Nëse dyshojmë se mielli nuk është tretur mirë e kalojmë kremin në sitë. Vendosim më pas tenxheren në zjarr dhe e lemë derisa masa të fillojë të trashet, jo të vlojë.

Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe vendosim krempin në të. E lyejmë sipërfaqen e qumështorit me një të verdhë veze dhe e vendosim në furrë ne temperaturën 180 gradë për 25 minuta derisa pjesa e sipërme të marrë ngjyrë të verdhë të errët. E lemë të ftohet mirë dhe më pas e shërbejmë të prerë në copa.