Lakër turshi me suxhuk
Përbërësit:
350 gr suxhuk
2 qepë mesatare
1 karrotë
1 lugë çaji piper i kuq
150 gr domate në kuti
1.2 lakër turshi
1 mollë jeshile
6-8 kajsi të thata
Kripë dhe piper i zi
Majdanoz i thatë
Vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tenxhere me pak vaj skuqim suxhukun të prerë në rrathë ose sipas preferencës suaj. E lëmë sa të marrë pak ngjyrë dhe të lëshojë yndyrën e tij. E largojmë në një pjatë.Shtojmë qepën të grirë hollë, e kavardisim derisa të bëhet transparente, shtojmë karrotën të prerë në copa, majdanoz, piper të kuq, i përziejmë për 30 sekonda, shtojmë domaten, lakrën turshi, të cilën e kemi prerë në copëza dhe e kemi shpëlarë nga kripa e tepërt. E përziejmë dhe sapo të marrë një valë shtojmë mollën e qëruar dhe të prerë në copëza, kajsitë e thata të prera përgjysmë, kripë, piper i zi dhe i lëmë të gjithë përbërësit të marrin dhe një valë. Shohim nivelim e ujit që nxjerr lakra, nuk duhet të jetë mbi nivelin e lakrës. Mbyllim kapakun dhe e lëmë lakrën të ziejë për 10 minuta. Shtojmë suxhukun, e përziejmë dhe ulim temperaturën në nivel mesatar. E lëmë dhe për 15 minuta të tjera, derisa lakra të jetë zierë plotësisht