Receta e ditës - Qumështor me petë dhe mish me majdanoz / Pjesa e dytë

12 Mars 2019, 08:37

Receta e dytë: Mish me majdanoz

Përbërësit:

1 kg mish qingji

4 tufa qepë të njoma (1 kg)

Vaj ulliri

1 lgj piper i kuq

4 tufa majdanoz

4 lç oriz

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Lajmë mishin dhe e vendosim në tenxhere, e kaurdisim pak dhe e mbulojmë me ujë të valuar dhe e lëmë të ziejë për 40 minuta. Ndërkohë lajmë qepët e njoma, i presim për së gjati horizontalisht e më pas i presim në gjatësi 1 cm, të bardhat dhe pak nga pjesa jeshile.Ngrohim vajin e ullirit (4-5 lugë gjelle) dhe shtojmë në të qepën të cilën e përziejmë herë pas here deri sa ajo të zbutet dhe të zverdhet pak. Shtojmë 1 lugë gjelle piper të kuq dhe e largojmë menjëherë nga zjarri që të mos nxihet piperi duke shtuar qepën në tenxhere me mish. Më pas shtojmë orizin (1 lugë çaji) për ccdo pjatë.Grijmë majdanozin trashë dhe e shtojmë në tenxhere. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e lëmë të ziejë për 20 minuta e më pas e shërbejmë të ngrohtë.