Receta e ditës - Revani me shërbet dhe makarona guackë të mbushura me ullinj e djathë / Pjesa e parë

2 Tetor 2018, 12:26

Receta e parë : Revani me sherbet

Përbërësit :

10 kokrra vezë

10 lugë gjelle sheqer

10 lugë gjelle miell

Shërbeti

1 kg sheqer

750 ml ujë

2 feta limon

Përgatitja:

Fillimisht vendosim në një tas vezët e plota me 10 lugë sheqer. I rrahim me rrahësen e vezëve së bashku për 2-3 minuta. Shtojmë pak kripë dhe vazhdojmë përzierjen e tyre deri sa sheqeri të shkrijë dhe volumi i vezëve të jetë shtuar. Më pas shtojmë 10 lugë miell në mënyrë graduale , me ndihmën e një site. E trazojmë miellin mirë me lugë ose me spatul (jo me rrahës elektrik).

Lyejmë një tepsi me pak gjalpë dhe e pudrosim me pak miell dhe më pas shtojmë brumin e përgatitur. E vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 170 – 180 º C për 25-30 minuta.

Ndërkohë vendosim shërbetin në zjarr me ujë , sheqer, 2 feta limoni dhe e lëmë të ziejë, dhe menjëherë sat ë marrë valë, pas 5 minutash e largojmë tenxheren nga zjarri.

Nxjerrim revaninë nga furra, e lëmë të ftohetdhe më pas shtojmë shërbetin jo shumë të nxehtë. E lëmë të ftohet, për ta shërbyer më pas.