Receta e ditës - Role lazanje me rikota e spinaq dhe Sallatë me pulë e perime / Pjesa e parë

11 Dhjetor 2019, 14:15

Role lazanje me rikota dhe spinaq

Përbërësit:

2 lugë gjelle vaj ulliri

400 gr spinaq

Kripë, piper i zi, arrëmoskat

500 gr salcë pure domate

350 gr peta lazanje

1 vezë

500 gr rikota

40 gr parmixhan

2 lugë gjelle pesto xhenoveze

150 gr mozzarella

Përgatitja:

Në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri vendosim spinaqin e ngrirë dhe pak kripë dhe i trazojmë derisa spinaqi të shkrijë.

Vendosimnjë tenxhere me ujë të valuar me kripë dhe kalojmë petat e lazanjës për 2-3 minuta, i nxjerrim dhe i vendosi mnë një picetë.

Në një tas vendosim spinaqin, shtojmë një kokërr vezë, rikotën, parmixhan, 2 lugë gjelle pesto, piper të zi, arrëmoskat. (Bëni kujdes me sasinë e kripës, pasi pesto është e kripur.)

Vendosim një petë lazanje dhe përhapim në të gjithë sipërfaqen e saj spinaqin me rikotën dhe e mbledhim role. Kështu veprojmë më të gjitha petat e lazanjës.

Në një tepsi të lyer me vaj, shtojmë një bazë me salcë domate. Vendosim mbi salcën me domate rolenë me lazanjë dhe i spërkasim lehtë me pak borzilok të thatë ose rigon dhe më pas shtojmë një shtresë me djathë mozzarella të grirë në rende, ndërkohë që sipër mozzarellës hedhim dhe pak parmixhan të grirë.

E mbulojmë tepsinë me letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius, për 30 minuta. Pas 20 minutave largojmë letrën e aluminit dhe e lëmë të marrë ngjyrë sipërfaqja e lazanjës dhe për 10 minuta të tjera.