Supë me legume
Përbërësit:
1 thelpi hudhër
2 cm xhinxher
1 qepë e kuqe
250 gr fileto pule
Kripë dhe piper i bardhë
2 karrota në feta
½ gotë bizele
1 gotë bishtaja të holla
800 ml lëng pule
¾ filxhan makarona të holla
3 lugë gjelle ketchup
Lëng limoni
3 bishta qepe të njoma
Vaj ulliri
Përgatitja:
Ngrohim vaji dhe kavardisim hudhrën për 1 minutë së bashku me xhinxherin të grirë hollë. Shtojmë qepën të grirë hollë, fileton e pulës në kubikë të vegjël, i kavardisim së bashku duke shtuar kripë dhe piper të bardhë. Shtojmë karrotat të prera hollë në rrathë, i trazojmë së bashku, shtojmë bizelet, bishtajat jeshile, të holla, të prera në gjatësi 2-3 cm. I trazojmë dhe shtojmë lëngun e pulës. Sapo të ziejë lëngu i pulës shtojmë makaronat dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta. Pasi te kenë zierë makaronat, rregullojmë shijen e supës duke shtuar ketchup, lëng limoni dhe në fund 3-4 qepë të njoma, por kryesisht vetëm bishtat, i presim hollë dhe i shtojmë në supë. Gjithçka gati për t'u servirur.