Receta e ditës - Role me qofte, patëllxhanë e petë dhe sangria / Pjesa e parë

9 Korrik 2019, 12:30

Receta e parë:  Role me qofte patëllxhanë dhe petë

Përbërësit:

4-5 patëllxhanë 800 gr

vaj

kripë

4 petë

500 gr mish i grirë

1 qepë të vogël

2 thelpi hudher

1 spec i kuq

3 lgj galetë

3 lgj vaj

3 lgj ujë

majdanoz

Përgatitja:

Lajmë, pastrojmë patëllxhanët dhe i presim ato në feta të holla për së gjati. Në një tepsi shtrojmë letër pjekje dhe vendosim fetat e patëllxhanit njëra pas tjetrës. I lyejmë me furçë me pak vaj dhe i spërkatim me pak kripë. I vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 200ºC për 10 minuta. Vendosim mishin e grirë ne nje tas. Shtojmë në të 1 qepë të vogël të grirë në rende, specin e grirë imët, specin e kuq të grirë po imët, hudhrën, galetën, ujë, vaj, kripë, piper të zi, majdanoz të grirë hollë. Përziejmë brumin mirë dhe pasi të mbulojmë me celefon e vendosim në frigorifer për 20 minuta.

Lyëjmë një petë me pak vaj dhe vendosim mbi të një petë tjetër. Fillimisht vendosim petat e patëllxhanit vertikalisht duke i vendosur në rresht njëra pas tjetrës në pjesën e parë të petës.

Marrim gjysmën e brumit dhe e hapim në formë roloni mbi patëllxhan. Në fillim mbështjellim pjesët anësore të petës dhe e rrotullojmë atë duke formuar një rolon. Lyejmë pjesën e fundit të petës me pak ujë që të mos ngjitet peta dhe më pas e presim në gjerësi 5-6 cm. vendosim roletë vertikalisht me prerjet poshtë dhe lart në tepsi. Pasi të përfundojmë me mishin, petët i lyejmë me pak vaj dhe e vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 190ºC për 30-40 minuta. E shërbejmë me kos, ose me pak salcë domate.

Kjo recetë e Zonjës Vjollca kushton 510 lekë. So nuk patëm një fitues, pavarësisht telefonatave të shumta, megjithatë me disa llogaritje të vogla, ju mund të bëheni fitues të 2000 lekëve të reja vetëm duke telefonuar në numrin 044 400 101.