Receta e ditës - Sarma me patëllxhanë dhe Supë pule me trahana / Pjesa e dytë

17 Shtator 2019, 10:52 | Përditesimi i fundit: 2019-09-17 11:03:58

 Supë pule me trahana 
400 gr mish pule mix me kocka 
150 gr karrota 
1 domate ose 3 lgj pure domate 
Kripë dhe piper 
2 lgj gjalp 
4 lgj trahana 
Majdanoz

Përgatitja:

Ziejmë 1.2 litër ujë. Shtojmë në të mishin e pulës dhe e lëmë të ziejë për 30 min.

Largojmë mishin nga tenxherja dhe e lëmë të ftohet. Lëngun e kullojmë dhe në të shtojmë karrotat e prera në kubikë të vegjël dhe një dojmate të plotë ose 3 lugë gjelle pure domate, si edhe majdanoz dhe e lëmë të ziejë për 5 minuta.

Largojmë kockat dhe lëkurën e pulës dhe tulin e copëtojmë me duar. Lëngun ku kemi vendosur domaten, e kullojmë dhe e kthejmë në pure në blender, duke e shtuar në supë. Shtojmë trahanane e hedhur në një gotë me ujë të ftohtë dhe copat e mishit të coptuar dhe ulim temperaturën duke e lënë të ziejë edhe për 5 minuta të tjera.

Shkrijmë petët me gjalp dhe përvëlojmë supën. E servirim të ngrohtë.