Receta e ditës - Shqishqebap me qofte e patëllxhanë në furrë dhe Makarona me maskarpone / Pjesa e parë

5 Korrik 2019, 11:01

Receta e parë: Shishqebap me qofte dhe patëllaxhanë në furrë

Përbërësit:

800 g patëllxhanë

500 g mish të grirë

kripë + piper të zi

piper te kuq pikant

vaj ulliri

400 gr domate

200 gr speca jeshil

300 gr pure domate

1 kokë hudhër

4-5 shkopinj shishqebapi

Përgatitja:

 Presim patëllxhanët në feta rrumbullake me trashësi 1,5 cm dhe i vendosim ato në një tas me ujë dhe kripë. Në një tas vendosim mishin e grirë, 2 lugë gjelle vaj ulliri, kripë, piper të zi, piper të kuq. E lëmë brumin e qofteve të pushojë për 20 minuta. Pastaj formojmë qofte me rrezen e fetave të patëllxhanit. Me ndihmën e një shkopi shishqebapi vendosim një fetë patëllxhani, 1 qofte, një fetë patëllxhani e përsëri një qofte dhe kështu vazhdojmë derisa të bëhet një porcion me 5 feta patëllxhanë e 4 qofte. Pasi të ketë përfunduar ky proces vendosim shishqebapët në një tepsi ku shpërndajmë mbi to edhe disa feta domate, 1 kokë hudhër dhe 3-4 speca të prerë në feta. Ndërkohë në zjarr kemi vendosur një gotë salcë (pure domate) të ziejë me 3 lugë gjelle vaj ulliri e borzilok. E shpërndajmë mbi shishqebap. Mbulojmë tavën dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200ºC për 35-40 minuta.