Receta e dytë: Fërgesë me mëlçi dhe gjizë
Përbërësit:
400 gr mëlçi të zezë
1 kokërr qepë
3 thelpinj hudhër
1 spec i kuq pikant
2 speca
2 domate
1 lç piper i kuq
250 gr gjizë
Kripë dhe piper i zi
Vaj ulliri
Majdanoz
Përgatitja:
Mëlçinë të paprerë e vendosim në qumësht dhe i japim një valë 3 minuta. Grijmë qepën në kubikë ose në fije sipas preferencave. Shtojmë hudhrat e grira hollë, specin pikant dhe i shtojmë në tiganin ku kemi ngrohur 4 lugë gjelle vaj ulliri. I kaurdisim mirë së bashku deri sa qepa të jetë zbutur plotësisht. Shtojmë 2 speca të prerë në kubikë dhe vazhdojmë ti kaurdisim së bashku. Ndërkohë mëllcinë që e kemi kaluar në valë (ose të vendosur në qumësht për 30 minuta. E presim në kubikë të vegjël dhe e shtojmë në tigan. E kaurdisim mirë deri sa të mos ketë lëng. Shtojmë domatet të grira, të qëruara dhe i japim valë duke I dhënë shije me kripë e piper të zi. Shtojmë 1 lugë çaji piper të kuq. Fikim zjarrin dhe e shtojmë gjizën. E trazojmë duke shtuar majdanozin e grirë. E vendosim në tavë dhe e nëse dëshironi mund ta vendosim në furrë në temperaturën 180ºC për 10-15 minuta.