Receta e ditës - Speca të mbushur dhe makarona me Perime / Pjesa e parë

29 Korrik 2019, 12:37

Receta e parë: Speca të mbushur me gjizë ( në furrë)

Përbërësit:

6 speca të kuq

300 gr djathë të bardhë ose gjizë

1 kokërr vezë

50 gr arra

2 gjethe dafine

4 lugë gjelle vaj ulliri

2-3 lugë gjelle qumësht

Kripë dhe piper I zi

Majdanoz

Përbërësit:

Pastrojmë specat nga farat. Nëse specat janë të mëdhenj, i presim në gjysma. Nëse janë të vegjël, pastrojmë farat duke i bërë një prerje nga sipër.

Në një tas vendosim gjizën ose djathin e thërrmuar. Shtojmë vezën të rrahur dhe të trazuar me 2 lugë gjelle qumësht. Shtojmë 3 lugë gjelle vaj ulliri, kripë e piper të zi. Presim arrat në copëza të vogla dhe i kaurdisim në tigan, pa yndyrë, deri sa të zverdhen. (Mund të përdorim disa stika pishe ose fara luledielli). I shtojmë në tas, i trazojmë dhe mbushim specat. Lyejmë tavën me vaj dhe vendosim specat e mbushur, vendosim në të 2 gjethe dafine. Vendosim në furrë në temperaturën 200ºC për 30 minuta.

Kjo recetë e zonjës Vjollca kushton 400 lekë dhe ishte Albani nga Tirana ai që gjeti vlerën e saktë duke u bërë fituese e vlerës 2000 lekë të reja. Ashtu si Albani edhe ju mund të bëheni fitues duke gjetur koston e saktë të recetës dhe duke telefonuar në numrin 044 400 101