Receta e ditës - Tartë me presh dhe Krem brokoli me fasule / Pjesa e dytë

4 Nëntor 2019, 14:39

Krem brokoli me fasule

Përbërësit:

500 gr brokoli

200 gr fasule të gatuara

1 lugë kafe kurkuma

1 lugë kafe kumin

Vaj ulliri

Kripë

Piper i bardhë

Përgatitja:

Pastrojmë brokolin, ndajmë lulet në bohçe të vogla dhe pjesën e kërcëllit e presim imët.

Vendosim copëzat e brokolit në një tenxhere me ujë dhe kripë dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta ose derisa të zbuten plotësisht.

Ndërkohë në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe shtojmë në të farat e kuminit për 1 minutë. Më pas shtojmë kurkumet, fasulet e gatuara dhe kripë.

I lëmë të marrin valë për pak minuta në nxehtësi mesatare derisa të mos ketë lëng.

Kullojmë brokolin dhe e kalojmë në blender, duke I shtuar brënda kripë dhe vaj ulliri.

Vendosim kremin e brokolit në një pjatë, bëjmë një gropë në mes me kurrizin e lugës dhe e mbushim me fasule. I shtojmë në fund piper të bardhë dhe e shërbejmë!