Receta e ditës - Tavë me domate e pulë dhe kastraveca të mbushur me krem djathi / Pjesa e parë

12 Korrik 2018, 14:13

Receta e parë : Tavë me pulë e domate

Përbërësit :

700 – 800 gr mish pule

3 qepë të mëdha

2-3 speca jeshil

1 spec pikant

1 gotë oriz (200 gr)

1 lugë çaji sheqer

Vaj ulliri 4 – 6 lugë gjelle

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja :

Kjo recetë tradicionalisht është gatuar me mish qengji ose keci. Ne po e gatuajmë me mish pule për ta bërë pak më të lehtë në kalori.

Ngrohim vajin dhe fillimisht vendosim mishin e pulës me kripë me qëllim që të japim një skuqje të lehtë . e largojmë mishin dhe e mbulojmë atë që të rrijë i ngrohtë.

Në po atë yndyrë vendosim qepët të prera në fije të holla. Kaurdisim qepët deri s ato të zverdhen pak.  Shtojmë specat të prera në shirita, i kaurdisim pak duke  mos i skuqur përfundimisht. Shtojmë specin pikant.

Domatet i vendosim në ujë të valuar duke bërë një prerje kryq në majë të saj . I lëmë për 50 sekonda largojmë lëkurën shumë lehtë.

Presim domatet në feta jo shumë të holla dhe i shtojmë ato tek qepët. Shtojmë pak sheqer, kripë ,piper të zi dhe e lëmë domaten të ziejë pak. Vendosim copët e mishit në tenxhere me qëllim që të ziejë së bashku me domaten dhe qepën.

Shtojmë 1 gotë e gjysëm ujë të nxehtë dhe etrazojmë mirë. Me tavën që do të vendosim në furrë vëmë fillimisht copat e pulës dhe në tenxhere shtojmë oriz, e lëmë të ziejë me domate vetëm 5 minuta jo plotësisht. ( se do të vazhdojë zierja në furrë)

Shtojmë dhe gjellën e përgatitur në tavë duke mos i mbuluar copat e mishit. E vendosim në furrë në temperatirën 180 gradë për  25-30 minuta.