Receta e ditës - Tavë me mish dhe perime dimri e pite të mbushura / Pjesa e parë

31 Janar 2019, 17:08

Receta e parë: Tavë me mish dhe perime dimri

Përbërësit:
800 gr mish viçi
3 kokrra qepë
3 karrota
Miks speca me ngjyrë
1 kokë hudhër
1 fk vaj ulliri
1 lgj vegetë
1 lgj piper me fara
1 lgj piper të kuq
6-7 patate të vogla

Përgatitja:

Fillimisht lajmë dhe pastrojmë perimet. Presim qepën në kubikë të vegjël, hudhrat i qërojmë dhe i lemë thelpitë të pa prere. Specat i presim në copa jo të mëdha, karrotat i presim në kubikë me brinjë 1 cm. Copat e mishit i vendosim në fund të një tave dheu ashtu siç është mishi i pagatuar. Të gjitha perimet me përjashtim të patateve i vendosim në një tas ku do të shtojmë vegetë, piper të kuq, piper pikant me fara, piper të zi dhe ½ e masës së vajit të ullirit. I trazojmë mirë dhe i shtojmë perimet mbi mishin në tavën e dheut. Perimet e qëruara i vendosim rreth tavës nëse janë patatet pak më të mëdha i presim në gjysma, i spërkasim me pak vaj dhe kripë, mbulojmë tavën me letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturën 220 gradë, për dy orë. E kontrollojmë pas një ore të shohim sa lëng kanë nxjerrë perimet. Pas dy orësh e heqim letrën e aluminit dhe e lëmë të marrë tava një ngjyrë të kuqerremtë. Shënim: Gjatë kontrollit e shohim nëse ka nevojë për ujë, nëse po i shtojmë pak ujë. Në përfundim do të ketë pamjen e një turlie me perime alumini.