Receta e ditës - Tavë me pistil dhe puding me kakao dhe çokollatë / Pjesa e dytë

27 Shkurt 2020, 15:00

Puding me kakao dhe çokollatë

Përbërësit:

1 litër qumësht

3 lugë gjelle miell

3 lugë gjelle kakao

6 lugë gjelle sheqer

2 të verdha veze

Vanilje

80 gr çokollatë fondente

2 lugë gjelle gjalp

20 gr çokollatë e bardhë

Biskota sipas dëshirës

Përgatitja:

Vendosim 750 ml qumësht të ngrohet. Në një tas kalojmë në sitë miellin dhe kakaon, sheqer, sheqer vanilje, shtojmë 250 ml qumësht të ftohtë dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit, 2 të verdha veze dhe vazhdojmë përzierjen derisa masa të bëhet homogjene.

Këtë masë e shtojmë gradualisht tek qumështi i ngrohtë dhe e përziejmë derisa masa të trashet dhe të marrë valë.

E largojmë nga zjarri dhe të marrë valë. E largojmë nga zjarri dhe shtojmë çokollatën e zezë, gjalpin dhe vazhdojmë përzierjen  duke i dhënë kohë që të ftohet pak.

Alternative: Pasi putingu të jetë ftohur pak, mund të shtojmë rreth 150 ml ujë shumë të ftohtë dhe vazhdojmë përzierjen. Që pudingu të jetë homogjen, mund të përziejmë në fund me rrahëse vezësh elektrike.

Vendosim në fund të gotës një biskotë me kakao dhe mbushim gotën me pudding. Në fund e dekorojmë me copëza çokollate të bardhë dhe e shërbejmë.