Receta e ditës - Tavë me pulë e makarona dhe përvëlak / Pjesa dytë

3 Shkurt 2020, 14:44

Përvëlak

Përbërësit:

1 gotë miell misri

Gjalp, vaj

1 gotë ujë të ngrohtë

2 gota kos ose dhallë

1 gotë qumësht

150 gr djathë i bardhë

Pak piper të kuq

Kripë

Përgatitja:

Ngrohim 3 lugë gjelle vaj dhe një lugë gjelle gjalp dhe në të kaurdisim miellin e misrit për 2 minuta, pa i dhënë ngjyrë.

Shtojmë ujin e ngrohtë duke e trazuar vazhdimisht. Shtojmë dhallën ose kosin dhe qumështin dhe vazhdojmë përzierjen. Rregullojmë shijen me kripë dhe trazojmë derisa anët të fillojnë të shkëputen. Nëse ju rezulton e trashë mund të shtoni ujin e ngrohtë kos, dhallë apo qumësht për të rregulluar kosistencën që dëshironi.

E shërbejmë në pjata. Shkrijmë 50 gr gjalp, I shtojmë një majë piper dhe spërkatim pjatën. I shtojmë dhe pak djathë të bardhë të thërrmuar para se ta servirim. Ju bëftë mirë.