Receta e ditës - Tespishte me gjalp dhe rosnica me pulë / Pjesa e dytë

4 Shtator 2019, 13:01 | Përditesimi i fundit: 2019-09-04 13:02:36

Receta e dytë: Rosnica me pulë

Përbërësit:

1 pulë

1 qepë e vogël

300 gr rosnica

3 lugë gjelle vaj ulliri

2 lgj gjalp

Kripë dhe piper I zi

Nenexhik

Përgatitja:

Pastrojmë pulën dhe e presim atë në copa. Në një tenxhere vendosim 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim copat e pulës. Shtojmë ujë të valuar dhe e lëmë të ziejë pak për 10 minuta. Më pas vendosim copat e pulës në një tavë dhe I pjekim në furrë për 20 minuta sa të zverdhet pak lëkura.

Ndërkohë kaurdisim një qepë të vogël të grirë dhe e shtojmë tek lëngu I pulës për të zierë. Në një tigan me 1 lugë gjelle vaj dhe pak gjalp kaurdisim rosnicat deri sat ë zverdhen pak. Shtojmë lëngun e pulës tek rosnicat dhe I trazojmë duke rregulluar shijen me kripë, piper e nenexhik nëse dëshironi. I lëmë të ziejnë për 10 minuta. I shtrojmë në tavë me mishin dhe nëse dëshironi mund të vendosni edhe për pak minuta në fuurë, ose I shërbeni menjëherë.