Tortë krokante me kungull të verdhë
Përbërësit:
Brumi
300 gr miell
150 gr sheqer
1/2 lugë çaji kripë
1/2 lugë çaji pluhur pjekës
200 gr gjalp i ngrirë
1 lugë çaji uthull
2 të verdha veze
Mbushja:
500 gr kungull i verdhë
50 gr sheqer
Vanilje
1 lugë çaji lëkurë portokalli
3 lugë gjelle lëng portokalli
1 e verdhë veze
Përgatitja:
Fillimisht grijmë në rende tulin e kungullit në pjesën më të imët të rendes. Shtojmë pak kripë dhe e lëmë kungullin të nxjerrë lëngun e tij. E kullojmë mirë dhe e lëmë mënjëanë në një tas.
Sitim miellin dhe shtojmë në të sheqerin dhe pluhurin pjekës, kripën dhe I përziejmë. Grijmë gjalpin në rende nga pjesa më e trashë dhe duke e lyer gjalpin herë pas here me miell me qëllim që të mos ngjitet gjalpi në rende.
Shtojmë 1 lugë çaji uthull, 2 të verdha veze dhe fillojmë punojmë brumin e thërrmuar me duar derisa mbrumi të mblidhet top.
Vendosim ½ e brumit të thërrmuar në një tepsi unazë duke e ngjeshur me fundin e një gote. Ne tasin me kungull shtojmë 1 lugë miell, lëkurën e portokallit, 3 lugë gjelle lëng portokalli, 1 të verdhë veze, sheqer, pak vanilje, I trazojmë mirë dhe shtojmë mbushjen mbi bazën me brum të thërrmuar.
Mbulojmë mbushjen me brumin e mbetur duke mbuluar komplet sipërfaqen e kungullit. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 40 minuta.