Receta e ditës - Tortë me mollë e krem dhe pilaf me mish të grirë dhe karrota / Pjesa e parë

15 Tetor 2018, 09:17

Receta e parë :Tortë me mollë dhe krem

Përbërësit:

1 petë sfoliatë

6 kokrra mollë mesatare

4 kokrra vezë

300 ml qumësht

80 gr miell

60 gr sheqer

50 gr gjalp i shkrirë

1 lugë gjelle sheqer

Përgatitja:

Shtrohet peta sfoliatë në tepsi duke ngritur pjesën anësore 5 cm në anët e tepsisë.

Qërojmë ,mollët dhe i presim ato në gjysma e më pas në feta të holla duke i ruajtur format e gjysmës së mollës.  Vendosim gjysmat e mollëve mbi petë duke mbushur komplet tavën. Në një tas rrahim 4 vezë të plota bashkë me 300 ml qumësht, 80 gr miell, 60 gr sheqer, 50 gr gjalp i shkrirë. Të gjithë këto përbërës i trazojmë mirë dhe i hedhim në tepsi , pa i lyer mollët nga sipër. Spërkatim mollët dhe sipërfaqen e kremit me sheqer kaf. Vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturë 180ºC për 20-25 minuta.