Receta e ditës - Trileçe dhe Qebap me vezë/ Pjesa e dytë

13 Shtator 2019, 12:18

Receta e dytë: Qebap me vezë

Përbërësit:

500 gr mëlçi qingji

4 kokrra qepë

4 lgj vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Spec djegës

4 kokrra vezë

1 e 1/2 lgj miell

Përgatitja:

Përvëlojmë mëlçitë dhe i presim ato në kubikë mesatarë. Në fillim kaurdisim qepën të prerë në fije të holla. Kur qepa të jetë tretur shtojmë mëlçitë në kubikë dhe vazhdojmë të skuqim së bashku. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Grijmë hollë një spec djegës dhe e shtojmë në të. I përziejmë mirë dhe shtojmë pak ujë dhe i lëmë të ziejë pak. Ndërkohë në një tas rrahim vezët. Shtojmë në të pak miell dhe vazhdojmë përzierjen. E shtojmë në tigan, ulim temperaturën dhe e lëmë të ziejë ngadalë për 8-10 minuta. E shërbejmë të ngrohtë.