Rikualifikohet blloku i pallateve në Lagjen 14, Veliaj: Standard i njëjtë si në qendër, edhe në periferi; Së shpejti nis puna për dy shkollat e reja

11 Mars, 13:15

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet në bllokun e pallateve në Lagjen 14 në kryeqytet, që kufizohet nga rrugët “3Dëshmorët”, “Rexhep Shala” dhe “Joklin Persi”. Ky investim i rëndësishëm për zonën ka për qëllim lehtësimin e aksesit me rrugët e tjera të qytetit për banorët e saj.