Rindërtimi/ Veliaj inspekton punimet te ‘5 maji’: Familjet që marrin çelësin, e festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e reja

28 Dhjetor 2021, 15:17

Apartamentet e sapondërtuara në lagjen “5 Maji”, janë gati të mirëpresin familjet e para që do ta festojnë natën e Vitit të Ri në shtëpitë e reja. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot detajet e fundit në tre seksione godinash, të cilat kanë përfunduar.