'Rinia po vritet, po ikën për…', qytetarja kërkon forcimin e ligjit: Toka tokë do na bëjë!

10 Gusht 2020, 10:20

Të forcohet ligji dhe të mblidhen armët se po vriten përditë njerëz dhe të rinjtë po mbyllin jetën vetëm nga vrasjet dhe krimet. Ishte kjo thirrja që një qytetare drejtoi në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju” ku kërkoi që shteti të funksionojë në drejtim të zbatimit të ligjit për të gjitha rastet kriminale.