Sallatë me makarona të ftohta nga zonja Vjollca

21 Shtator 2020, 11:17

Sallatë me makarona të ftohta

Përbërësit:

320 gr makarona ( penne)

200 gr domate qershi

borzilok

1 thelpi hudhër

250 gr mozzarella ( të vogla)

200 gr kunguj jeshil ( 2 copë)

kripë

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë të valuar shtojmë pak kripë makaronat dhe i ziejmë 11 minuta. Lajmë kungujt dhe i presim në feta rrumbullake. Ngrohim një tigan zgare dhe i pjekim ato. Domatet i presim në katërsh dhe i vendosim në një tas domatet dhe thelpinj hudhëer të prerë imët, vaj ulliri, kripë, të gjitha këto i përziejmë së bashku shtojmë dhe mozzarella dhe vazhdojmë përzierjen. Largojmë makaronat i kullojmë dhe i shpëlajmë që të ndërpresim zbutjen e tyre dhe për tu ftohur i kullojmë mirë dhe i vëmë në një tas të madh shtojmë domatet me mozarellat që i përgatitem kungujt e pjekur i përziejmë shtojmë dhe 2 lugë gjelle vaj të tjera dhe pak kripë i përziejmë dhe e shërbejmë menjëherë.