Sallatë me patate, kastravec e koper nga zonja Vjollca

8 Maj 2020, 10:52

Sallatë me patate, kastravec e koper Përbërësit: 500 gr patate 1 qepë e kuqe 3 lugë gjelle uthull molle 150 ml lëng perimesh 1/2 lugë kafe sheqer 1 kastravec 4 rrepa të kuqe Kripë, vaj ulliri 1 lugë gjelle koper të grirë

Përgatitja: Lajme mirë patatet, i ziejmë ato për 25 minuta në ujë të vluar. Derdhim ujin dhe i qërojmë ato sa janë të ngrohta dhe i lemë të ftohen. Më pas i presim patatet në feta dhe i spërkasim me pak kripë. Qepën e presim në shirita dhe e vendosim të ziejë në lëng perimesh, uthull, një majë luge sheqer dhe pasi të ziejë për pak minuta e shtojmë mbi patatet e prera. Shtojmë vajin e ullirit, e përziejmë me patatet dhe i lemë të marinohen për 30 minuta të mbuluara. Presim kastravecin në feta të holla gjithashtu dhe rrepat dhe i shtojmë në sallatë. 10 minuta para se ta shërbejmë sallatën e spërkasim me koper të grirë hollë.