‘S’do ju varen më barku e krahët’, Linda Kalemi grave: Merrni shkop e llastik dhe bëni këtë ushtrim

1 Tetor, 13:44 | Përditesimi: 1 Tetor, 13:44

Të kujdesesh për trupin dhe shëndetin nuk ka moshë. Aktiviteti fizik i përditshëm është i rëndësishëm për çdo grua, jo vetëm për të ruajtur formën fizike, por edhe për të përmirësuar energjinë, lëvizshmërinë dhe mirëqenien e përgjithshme. Dhe për të ushtruar nuk është e nevojshme të keni një palestër në shtëpi apo pajisje të komplikuara. Instruktorja e fitnesit Linda Kalemi na tregon dhe demostron në “Rreze Dielli” disa ushtrime të thjeshta që zonjat mund t’i bëjnë në kushtet e shtëpisë, duke përdorur mjete fare të thjeshta, si llastikë elastikë apo një shkop. Ushtrime për barkun, këmbët dhe krahët, të përshtatshme për t’u përfshirë në rutinën e përditshme, pavarësisht moshës.

MC/Shqiptarja.com