Së shpejti koncert recital me këngët e kompozitorit Flamur Shehu, djali i tij Dj Sardi zbulon detajet

8 Prill 2020, 14:09 | Përditesimi i fundit: 2020-04-08 14:27:52

Djali i një prej kompozitorëve më të shquar të vendit, Dj Sardi, në një lidhje direkte ditën e sotme në emisionin "Rreze Dielli" me gazetaren Suada Daci ka treguar për planet që koronavirus i preu në mes.


Sigurisht që një prej DJ më të njohur në vend, Sardi ka mjaft projekte aktualisht, por ndërkohë ai zbulon se shumë shpejt do të vijë një koncert recital në bashkëpunim me orkestrën e RTSH me këngët e babait të tij, kompozitorit Flamur Shehu.